Botë

Shqipëri, 2 të vdekur, 74 raste të reja dhe 42 të shëruar

07.07.2020 11:45

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima të reja dhe 74 raste e Covid-19...

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima të reja dhe 74 raste e Covid-19. Viktimat janë nga Berati dhe Kruja. Janë shëruar edhe 42 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnjë, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastrës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe. Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.”,- tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik – Shqipëri.