Botë

Italia drejt shërimit, 133 persona fituan betejën me Covid-19

07.07.2020 12:09

Italia, e cila është një nga shtetet më të goditura nga virusi Korona...

Italia, e cila është një nga shtetet më të goditura nga virusi Korona, tashmë duket se po gjen qetësi nga pandemia, me numrat që janë gjithnjë në rënie. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 8 persona, duke e çuar në 34 mijë e 869 numrin total të viktimave.

Ndërkohë, rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 208 raste të reja, nga të cilët 111 ishin vetëm në Lombardi, rajoni më i goditur nga Covid-19. Një tjetër detaj pozitiv janë edhe personat e shëruar, të cilët ishin 133 në 24 orët e fundit.