Vendimi i UEFA-s, dënohet nga politikanët shqiptarë
Vendimi i UEFA-s ka sjellë reagime të ashpra edhe në radhët e politikanëve shqiptarë........

I pari që ka reaguar është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Pasi e ka dënuar vendimin, sipas tij, të padrejtë, Rama ka inkurajuar Federatën Shqiptare të Futbollit që të ndjek të gjithë hapat për të apeluar vendimin derisa të vendoset drejtësi.
Më pas, ka reaguar edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, i cili, pasi e konsideron këtë verdikt të padrejtë, i kërkon kryeministrit, Edi Rama, që të angazhojë shtetin, me qëllim arritjen e drejtësisë për Kombëtaren Shqiptare.
"I padrejtë vendimi i UEFA-s. Kryeministri t’i lerë logjet në FB, t’i angazhojë të gjitha resurset e shtetit në mbështetje të kombëtares dhe një vendimi të drejtë bazuar mbi të vërtetën"- shkruan Basha.
Për ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahirin, ky vendim është një padrejtësi nga ana e UEFA-s, madje më shumë se dhe vetë ata që e shkaktuar padrejtësinë!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e ka quajtur të turpshëm dhe të pritshëm vendimin e UEFA-s për dënimin e Shqipërisë, e cila luajti një javë më parë me Serbinë. (Luljeta Ndoka, TVM2)
