Botë

Zgjedhjet Parlamentare 2020, Koalicioni “Mundemi” tubim në Shtip

07.07.2020 16:02

Koalicioni “Mundemi”, i udhëhequr nga LSDM, ka mbajtur tubim parazgjedhor në Shtip..

Koalicioni “Mundemi”, i udhëhequr nga LSDM, ka mbajtur tubim parazgjedhor në Shtip, ku ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve për kandidatët e saj për deputetë.
 
Dëshiroj fitore në Shtip më të madhe se ajo në Strumicë, pasi inteligjenca vjen nga Shtipi, dëshiroj përkrahje për fëmijët tanë, për kandidatët tanë. Shteti i është kthyer popullit dhe asnjëherë nuk do t’ia kthejmë regjimit, nuk kam aspak dyshim për përkrahje, porositi nga Shtipi kryetari i LSDM-së, njëherit edhe bartësi i listës në njësinë e 4 zgjedhore, Zoran Zaev. Ai njëjherit theksoi se qeverisja e LSDM-së trashëgoi 840 milion euro për përmendore dhe fasada stiropoli derisa Fondi i Shëndetësisë ishte në borxhe prej 150 milion eurosh, ndërsa rreth 20 milion euro kishin borxhe pushteti lokal dhe ndërmarrjet komunale, borxhe të cilat tanimë janë shlyer, tha Zaev. Ai njëherit theksoi se paga minimale është rritur për 60%, ndërsa deri në fund të mandatit të ardhshëm nga 14500 do të rritet në 20 mijë denarë, tha Zaev, duke shtuar se tërë kjo është bërë për dy vite e gjysmë dhe me opozitë që vazhdimisht e tërheq vendin prapa. Zaev tha se VMRO e ka organizuar 27 prillin e përgjakshëm në kuvend, i terrorizoi kundërshtarët politik, e ka kryer sulmin në komunën Qendër dhe ka burgosur gra shtatzëna. 
 
Ndërsa bartësi i listës në Njësinë e tretë zgjedhore, Ljupço Nikollovski, kritikoi oponentin politik, VMRO-DPMNE-në, se po përdor fushatë bazuar në përçarje, urrejtje dhe izolim.
 
“15 korriku do të jetë ditë e fitores së madhe, ditë e kontinuitetit të këtyre ndryshimeve, ditë kur ky vend do të vazhdojë në këtë rrugë që e kemi trasuar, por do të jetë ditë e mirë edhe për VMRO-DPMNE-në do të[ kenë mundësi të fillojnë reformat, do të kenë mundësi që shokët dhe miqtë tanë që janë atje, ku ka edhe të ndershëm dhe të përgjegjshëm por nuk kanë mundësi të vijnë në pozita, nuk mund të vijnë te mundësia për folur për të diskutuar.”,- theksoi bartësi i listës në njësinë zgjedhore 3 - Koalicioni “Mundemi”, Ljupço Nikollovski.
 
Edhe Lëvizja Besa si pjesë e Koalicionit “Mundemi” ka vazhduar fushatën në njësinë e gjashtë zgjedhore, përkatësisht në komunën e Negotinës, ku bartësi i listës, Bilall Kasami, së bashku me kandidatët tjerë për deputetë me qytetarët e pranishëm kanë diskutuam për problemet që i tangojnë banorët e Negotinës. 
 
GYLTENE SINANI