Maqedoni
Skriningu për punonjësit mediatik, Filipçe: Do të vazhdojë edhe për të tjerët
07.07.2020 17:22
Për shkak të rritjes së numrit të gazetarëve e punonjësve mediatik me Covid-19...

Për shkak të rritjes së numrit të gazetarëve e punonjësve mediatik me Covid-19, përfshirë edhe dy viktima, një prej tyre kameraman në TVM, me kërkesë të SHGM-së, Ministria e Shëndetësisë ndërmori skrening gjithëpërfshirës. Por në fakt aktualisht me këtë skrining nuk përfshihen të gjithë gazetarët. Ministri Filipçe thotë se të parët u selektuan ata që kanë më shumë kontakte e mundësi infektimi por skriningu do të vazhdojë për të gjithë.
“Iu la në dorë vetë shtëpive mediatike, në bazë të kontakteve të njerëzve brenda tyre, që të bëjnë selektimin e gazetarëve që do jenë pjesë e skriningut. Por, në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për kufizim. U përcaktua numri aktual vetëm që të mos mbingarkohet sistemi i marrjes së materialit dhe analizave. Por, skriningu do të vazhdojë derisa të përfundojë.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
