Rousseff, pas fitores bën thirrje për bashkim
27.10.2014 14:54
Zgjedhjet presidenciale në Brazil i ka fituar sërish Dilma Rousseff.......

Majtisja Rousseff, ka marrë 51.5 për qind të votave, në një vend që numëron 203 milion banorë, duke e mundur kandidatin tjetër, Aecio Neves, i cili ka marrë 48.5 për qind të votave.
Rousseff, 66 vjeçare, i ka bërë thirrje vendit për bashkim, pas një procesi zgjedhor të vështirë, të cilin shumë e kanë konsideruar se e ka ndarë vendin. Rousseff dhe Neves, kanë zhvilluar një fushatë të ashpër me kritika të forta ndaj njëri-tjetrit.
Rousseff dhe Partia e Punës që ajo udhëheq, kanë një program të zgjeruar social, përmes të cilit u zotërua ndihmë miliona brazilianëve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
