Botë
Kosovë: Përkeqësohet situata me Kovid 19
07.07.2020 18:19
Në Kosovë, situata me COVID-19 ka filluar të përkeqësohet ditëve të fundit...

Në Kosovë, situata me COVID-19 ka filluar të përkeqësohet ditëve të fundit, duke regjistruar shifra alarmante.
Vetëm një dit më pare janë regjistruar 195 raste me COVID-19, nga gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive.
44 pacientë janë shëruar dhe kanë vdekur 4 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur gjithsej në 1.946 raste, kurse raste aktive janë 1.678 dhe 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Shqipëri, 74 të infektuar, 42 të shëruar dhe 2 të vdekur
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 74 raste pozitive me Covid19,nga 409 testime të kryera,ndërsa 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me
Covid-19. Ndërkaq janë shëruar 42 pacient,duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 1744.
“37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnjë, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastrës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe. Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.”,- tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në nivel botëror numri i të infektuarve ka arritur në mbi 11 milion e 653 mijë, prej të cilëve 6 milion e 336 mijë janë shëruar, ndërsa 538 mijë e 933 persona kanë humbur jetën.
GYLTENE SINANI
