PDK: Zgjedhjet e reja, opsion real

27.10.2014 14:56

Partia fituese e zgjedhjeve, PDK, por edhe analistët politik kanë vlerësuar se zgjedhjet e reja mbesin opsion real nëse nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet partive politike......

Kurse partitë e bllokut thonë se nuk është e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje, përderisa ekziston shumica parlamentare.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për “Epokën e re” se nëse nuk do të ketë një marrëveshje në mes të partive politike, opsion real mbeten zgjedhjet e reja parlamentare.

“Si anëtar i partisë më të madhe në Kosovë, nuk do të doja të organizohen zgjedhjet e reja, por nëse nuk krijohen institucionet, sigurisht se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe të tregojë edhe një herë sovrani se kush ka të drejtë t’i krijojë institucionet”- ka deklaruar Musmurati.

Ndërkaq, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë për “Epokën e re” se nuk sheh asnjë arsye për zgjedhje të reja, pasi sipas tij, ekziston shumica në kuvend.