Botë

Një autobus u përmbys në një liqen në Kinë, dhjetëra të vdekur

07.07.2020 19:46

Autoritetet kineze sot kumtuan se 21 persona kanë humbur jetët prejse një autobus...

Autoritetet kineze sot kumtuan se 21 persona kanë humbur jetët  prejse një autobus  ka depërtuar në rrethojën mbrojtëse pranë rrugës dhe është përmbysur  në liqen në pjesën jugperëndimore të vendit.

Tani për tani nuk dihet arsyeja e fatkeqësisë. Incidenti  është vërejtur nga  video-kontrolli  i afërt. Autobusi pa pritur është përmbysur në liqenin Hongshan.

Autoritetet lokale kumtuan se janë shpëtuar  15 persona dhe menjëherë janë dërguar në spital, ndërsa autobusi është nxjerrë nga liqeni.

Mes pasagjerëve ka pasur edhe nxënës  të cilët ishin nisur  për në provimet pranuese, të cilat mbahen sot në Kinë./mia