Angela Merkel nesër do të ketë fjalim para Parlamentit Evropian
Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër do ta vizitojë Parlamentin Evropian me rastin e fillimit të kryesimit gjerman me BE-në...

Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër do ta vizitojë Parlamentin Evropian me rastin e fillimit të kryesimit gjerman me BE-në, pas çka do të mbajë debat me eurodeputetët, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Kancelarja do t’i prezantojë prioritetet e kryesimit të vendit të saj me BE-në, e cila vjen atje gjatë krizës së thellë ekonomike, ndërsa pritet që ajo ta theksojë Ballkanin Perëndimor si një prej temave më të rëndësishme për Gjermaninë gjatë kryesimit gjashtë mujor me Unionin.
Merkel fizikisht do ta vizitojë Parlamentin Evropian, por e kufizuar do të jetë prania për mediumet për shkak të koronavirusit, ata do të mund ta ndjekin debatin përmes internetit./mia
