Botë

Kinë, autobusi përfundon në rezervuar, 21 të vdekur

08.07.2020 09:28

Një autobus me përfundoi në një rezervuar uji pasi u përplas me një barrierë buzë rrugës...

Një autobus me përfundoi në një rezervuar uji pasi u përplas me një barrierë buzë rrugës ku për pasojë mbetën të vdekur 21 persona dhe 15 të tjerë u lënduan.
 
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në provincën Guizhou në Kinë, raporton media shtetërore kineze. Mësohet se në bord kishte studentë që kishin planifikuar të bënin provimet e e pranimit në universitet. Sipas medias shtetërore kineze po vazhdojnë hëtimet për të zbuluar shkakun e aksidentit të rëndë.