Botë
Shqipëri, 2 viktima, 68 raste të reja, 47 të shëruar
08.07.2020 10:47
Dy viktima të tjera dhe 68 raste me Covid-19...

Dy viktima të tjera dhe 68 raste me Covid-19, ky është bilanci në Shqipëri në 24 orët e fundit. Vazhdojnë apelet për kujdes dhe respektim të masave.
"Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.", tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik - Shqipëri.
