Tre të vdekur në shkollën e mesme në Seattle

27.10.2014 14:59

Numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë të mesme në shtetin amerikan të Washingtonit ka arritur në tre.......

Zyrtarë nga spitali kanë njoftuar se 14 vjeçarja, Gia Soriano, është personi i tretë që ka vdekur sot, si pasojë e plagëve.

Vrasjet kanë ndodhur pasi nxënësi,  Fryberg, ka shtënë me armë zjarri në kafenenë e shkollës së tij, në veri të qytetit Seattle.

Vetë Fryburg ka vdekur nga një plagë e vetshkaktuar. Në spital po qëndrojnë edhe tre të plagosur të tjerë, dy prej të cilëve janë të afërm të Fryburgut. Ky është një prej shumë rasteve të të shtënave në shkolla të Shteteve të Bashkuara, gjë që ka nxitur debate lidhur me kontrollin e armëve dhe sigurinë e shkollave.

Ndryshe, Fryberg, para sulmit ka postuar në rrjetet sociale se ishte i zemëruar, por nuk ka treguar se për ç’farë arsye ndihej ashtu. Kurse një shok i tij i klasës ka thënë se Fryberg ishte i fjalosur me një tjetër nxënës.