SÇE, e fillon serinë e prezantimeve për programet në BE
Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencinë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, sot në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup e fillon serinë e prezantimeve me temë “Programet e Unionit” dhe “Bursat Gabriella Konevska Trajkovska”, qëllimi i së cilës është informimi rreth programeve të Bashkimit Evropian, si dhe për bursat që u qëndrojnë në dispozicion studentëve të Republikës së Maqedonisë.........

Në prezantim fjalim të vetin do të kenë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Velimir Stojkoski, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi dhe drejtori i Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Darko Dimitrov.
