Maqedoni

Qeveria ndryshon disa nga masat për lirimin nga puna të kategorive të caktuara

08.07.2020 16:16

Në seancën e 74 të mbajtur dje, Qeveria solli vendim për ndryshimin...

Në seancën e 74 të mbajtur dje, Qeveria solli vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për masat për parandalimin e COVID-19.
 
Qeveria e ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive , dhe prindërit me fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, në këtë periudhë të kthehen në punë.
 
Nga Qeveria informojnë se me këtë vendim në vendet e tyre të punës do të duhet të kthehen edhe të punësuarit në institucionet që lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme (psh: KSHZ, Gjykatat Themelore, Administrative e tjerë).