Poroshenko, fillon bisedimet për krijimin e qeverisë
Presidenti i Ukrainës ka falënderuar votuesit ukrainas që kanë votuar partinë e tij pro-evropiane në zgjedhjet e përgjithshme.......

Në orët e vona të së dielës, Poroshenko ka thënë se 75 për qind e njerëzve që kanë votuar “i kanë dhënë vendit një rrugë të pakthyeshme drejt Evropës”. Ai ka njoftuar se bisedimet për koalicion do të fillojnë qysh sot. “Shpresoj se do të kemi shumicën parlamentare, në mënyrë që të bëjmë ndryshime të nevojshme kushtetuese”- ka thënë Poroshenko.
Ndryshe, sipas Agjencisë “Reuters”, partia e Poroshenkos ka fituar 23.1 për qind të votave. Fronti Popullor i ish-kryeministrit, Arseniy Yatsenyuk, ka marrë 21.2 për qind, ndërsa 13.4 për qind i ka marrë partia pro-perëndimore, kryesisht e përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile të udhëhequr nga ish-kryetari i Lviv, Andriy Orchard.
