Kosovë, vazhdojnë të shtohen rastet me “Covid 19”
Tre viktima dhe 183 raste pozitive dhe 57 pacientë të shëruar në Kosovë...

Tre viktima dhe 183 raste pozitive dhe 57 pacientë të shëruar në Kosovë është bilanci Kovid i deritanishëm në KOsovë
Rastet me Covid 19 po shtohen ndjeshëm në Kosovë ku aktualisht po trajtohen 186 pacientë, 107 janë të shtruar në Klinikën Infektive, ku dy janë në mjekim intensiv, ndërsa 55 pacientë të tjerë po trajtohen me terapi oksigjeni.
Në Mjekësinë Sportive janë të shtruar 15 pacientë, dy prej tyre janë të intubuar, në Klinikën e Pulmologjisë ka 34 të sëmurë me COVID-19.
Në Spitalin e Prizrenit, janë duke u trajtuar 22 raste , në spitalin e Gjakovës 19 pacientë, në atë të Pejës 29, në Ferizaj pesë, në Gjilan pesë, në Mitrovicë tre dhe në Vushtrri është i shtrirë një pacient me koronavirus.
Deri tani 82 pacientë kanë humbur jetën dhe 2,003 janë shëruar.
