NBA, parashikimet për sezonin e ri

27.10.2014 15:10

Sezoni i ri i NBA nuk ka nisur ende por parashikimet shikojnë sërish skuadrën e San Antonio Spurs si favorite në garën për titullin kampion......

Gjithçka rinis nga Teksasi me ekipin e Popovich që ka të njëjtën uri për suksese duke përfituar edhe nga eksperienca e gjatë e Duncan & CO në lojën e koshit amerikan. Cleveland Cavaliers rikthehen fuqishëm në garë dhe një meritë të madhe për ringritjen e ekipit ka kthimi në shtëpi i mbretit LeBron James, i cili do të luajë përkrah talentit  Kyrie Irving.

Në vendin e tretë renditet Los Angeles Clippers me liderin  Paul-Griffin, ndërsa Golden State me Klay Thompson e Steph Curry mund të jenë surpriza e vërtetë e këtij sezoni.

Oklahoma City humbet terren edhe për shkak të mungesës së Kevin Durant për shkak të një dëmtimi, por Westbrook do të kërkojë të mbajë lart ritmin pasio sezoni është i gjatë. Chicago Bulls nuk do ta ketë të lehtë të konkurrojë me më të mirët pasi gjithçka rrotullohet rreth formës së Derrick Rose, ndërsa Dallas Mavericks mban vendin e tetë në parashikime me Chandler e Parsons që i japin më shumë muskuj skuadrës teksane.

Vetëm vendi i dhjetë për Houston edhe pse te Raketat bëjnë pjesë Hoëard e Harden. Vendin e fundit e mban Philadelphia që konsiderohet si skuadra më e dobët e NBA për sezonin që pritet të hapë dyert pas pak ditësh.