Botë
Kosovë, 214 të infektuar dhe 4 të vdekur nga Covid-19
09.07.2020 10:16
Në Kosovë janë shënuar numra alarmante të të infektuarve me Covid-19...
Gjate 24 orëve të fundit, janë regjistruar 214 raste, ndërsa kanë vdekur 4 persona dhe 60 janë shëruar. Në Laboratorin e Mikro-biologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 4 mijë e 100 nga 26 mijë e 425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
“Janë shëruar 60 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2 mijë e 63 raste, kurse me raste aktive është 1 mijë e 951”,- njofton Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës.
