Botë
Kosovë, OVL-UÇK proteston kundër aktakuzave të Speciales
09.07.2020 09:46
Organizata e Veteranëve të Luftës pritet të mbajë sot protesta në të gjitha komunat e Kosovës....

Organizata e Veteranëve të Luftës pritet të mbajë sot protesta në të gjitha komunat e Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me virusin Korona, ku do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Për protestën e sotme kanë qenë të konfirmuar mbi 20 mijë qytetarë, ndërsa sot ka mënyrë të re proteste, e cila është e paraparë të jetë me nga 99 persona në çdo qytet, duke respektuar distancën sociale.
Protestat janë të sinkronizuara për çdo komunë dhe do të mbahen prej orës 12 deri në orën 13. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur dje se do të udhëtojë të hënën si i ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë.
