ATP dhe WTA lista më e re

27.10.2014 15:17

Çdo të hënë del ATP lista më e re, në të cilën akoma prinë tenisti Novak Xhokoviq, mirëpo tenisti Zviceran me përvojë Roxher Federer ka ulur diferencën dhe ngadal po rrezikon Sërbin Novak Xhokoviq......

Risi në mesin e 10 të parëve ka tek Tomash Berdih I cili ka dal në vendin e 5-të dhe ka lën pas David Fererin, ndërkaq përparim ka regjistruar edhe tenisti Britanik Endi Marej I cili pas triumfit në Valensia u ngjit në vendin e 8-të sipas ATP listës.

Tek gjinia më e bukur tenistja Amerikane Serena Uiliams akoma prinë bindëshëm në VTA listën, para tenistes Ruse Marija Sharapova, dhe me triumfin në Singapor ajo vetëm sa u përforcua edhe më shumë në vendin e parë.

Risi në mesin e 10 më të mirave ka në vendin e 3, të cilin tash e mban Rumunja Simona Halep, ndërkaq Petra Kvitova ra në vendin e 4. Përparim të madh ka regjistruar Sërbja Ana Ivanoviq e cila nga vendi 7 u pozicionua në vendin e 5-të. (Artan Ziberi, TVM2)