Protesta në Prishtinë kundër aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit
Me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”...

Me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”, OVL e UÇK-së ka organizuar protestë gjithëpopullore në Prishtinë. Kjo protestë u organizua pasi Dhoma e Specializuar dorëzoi aktakuzë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për shqyrtim në Gjykatën Speciale.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është e papranueshme.
“Jemi mbledhur anë e kënd Kosovës në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme për të protestuar e kundërshtuar akuzat e padrejta dhe të një anshme, të ndikuara politikisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite të orkestruara edhe nga Serbia edhe nga aleatët e saj. Shpallja e pazakontë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së e befasoi botën qytetare, pa i përjashtuar as ish zyrtarët e lartë e BE-së, ushtarak e njerëz më me ndikim më politik botëror. Kurse populli liridashës të Kosovës i cili luftoi kundër makinerisë vrastare të Millosheviçit ndihmuan edhe nga aleatët ndërkombëtar,u zhgënjyen thellë, sepse ata që na kanë mësuar që 20 vite për sundimin e ligjit dhe për zbatimin e sundimin e ligjit po i shkelin vet këto ligje me forma se si ata i ngrihen këto akuza duke ndërhyrë në drejtësi.”,- tha kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.
