Ekonomi
Oda Ekonomike për Turizëm, kërkesa konkrete për mbështetje nga shteti
10.07.2020 11:08
Oda Ekonomike e Turizmit kërkon masa speciale nga shteti për të ndihmuar sektorin e turizmit..

Oda Ekonomike e Turizmit kërkon masa speciale nga shteti për të ndihmuar sektorin e turizmit e cila po pëson dëme të mëdha nga pandemina. Kërkojnë që nëpërmjet fondit të turizmit të ju jepet ndihmë e pakthyeshme dhe subvencionim të pagave prej 14.500 denarë deri në fund të vitit me 100 përqind mbulim të kontributeve, prolongimin e kredive për nji vit si dhe lirim të plotë të TVSH-së për agjencitë turistike.Ankohen se janë në prag të falimentimit sepse nuk kanë punuar për pesë muaj dhë për shkak të anulimitë të rezervimeve nuk gjenerojnë të ardhura. Nëse kjo situatë vazhdon, është e mundur që në gusht, 5,000 familje të mbesin pa të ardhura.
"Apelojmë që me urgjencë edhe pse është kohë e zgjedhjeve kërkesat tona të shqyrtohen dhe të zgjidhen në mënyrë pozitive. Përndryshe sektorit të turizmit, veçanërisht agjencive turistike dhe transportuesve u kërcënohet bankroti. Situata është alarmante dhe tejet shqetsuesë nëse marrim parasysh sa familje mbijetojnë dhe ushqehen nga kjo veprimtari.", tha Emil Dimitriovski, kryetar i Odës së Turizmit.
Mes tjerash për transportuesit kërkojnë që të rishqyrtohet vendimi i i Komisionit të Shëndetsisë dhe në vend të 50 % për shfrytzim të hapsirës siç është tani, kapaciteti i automjeteve të jetë 70% e vendeve, si dhe deri në vitin 2021 të vlejë kartoni i gjelbërt për vitin 2020, i cili është i paguar, por nuk përdoret.
GAZMEND KURTISHI
