Italia bën listën e kuqe me 13 vende, ndalohen ata që 14 ditët e fundit ishin në RMV
Pas BE, edhe Italia ka vendosur kufizime për udhëtarët për shkak të pandemisë...

Pas BE, edhe Italia ka vendosur kufizime për udhëtarët për shkak të pandemisë. Italia ka bërë vetëm një listë me 13 vende nga ku do të ketë kushte.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka urdhëruar që udhëtarët që 14 ditët e fundit kanë qenë në Maqedoninë e Veriut Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnia, Brazil, Kili, Republikën Domenikane, Kuvajt, Moldavi, Oman, Panama dhe Peru, nuk do të lejohen të hyjnë në vend. Në këtë listë të kuqe nuk hyn Shqipëria, e cila as nga BE më 1 korrik nuk u përfshi në listën e vendeve me të cilat do të hapeshin kufijtë e jashtëm. Italia 13 vendet e sipërpërmendura i cilëson si vende që kanë një rrezikshmëri të lartë të infeksionit të COVID-19, dhe një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë nuk do sërish një valë të dytë.
