Maqedoni
Kosovë 207 raste të reja pozitive me Covid 19
10.07.2020 11:44
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës..
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dje ka bërë të ditur se janë shfaqur 207 raste të reja pozitive.
Prishtinë 77 raste, Gjilan 27, Prizren 22 , Fushë Kosovë 11 , Lipjan 9, Gjakovë 8, Skenderaj 7, Pejë 5, Rahovec 5, Vushtri 3, Viti 4, Klinë 4, Kamenicë 4, Mitrovicë 3, Obiliq 3, Podujevë 3, Drenas 2, Kllokot 2 dhe me nga 1 rast në komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë së enjtes, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2.095 raste. Numri i rasteve aktive në Kosovë është 2.118. Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 4.307 me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
