Do të modernizohet sistemi i punës në DAP

27.10.2014 16:38

Drejtoria për të Ardhura Publike, në një të ardhme të shkurtër do të modernizojë tërë sistemin e punës........

Projekti i ri duhet të sigurojë shërbim më cilësor dhe efikas për të gjithë obliguesit tatimor. Sipas Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe ekspertëve, implementimi i këtij sistemi nuk ngarkon taksa-paguesit, por është fitimprurës dhe vetëm brenda vitit të parë do të rrisë mbledhjen e tatimeve prej 1 deri në 3%.

“Vetëm gjatë vitit të parë, duke shfrytëzuar përvojat e vendeve të cilat kanë bërë një hap të tillë, të ardhurat kanë shënuar rritje prej 1 deri në 3%, që do të thotë se e bën sistemin fitimprurës. Ashtu siç bëhet i pranuar për Administratën Tatimore dhe taksa-paguesit, vërehet një trend i rritjes së të ardhurave tatimore, gjë që flet se një hap i këtillë Maqedonisë i duhet sa më shpejtë”- deklaroi drejtori i DAP-it, Goran Trajkovski.

“Ne e kemi përgatitur planin implementues se sa do të kushtojë dhe sa kohë do të kthehet vetë investimi. Për vetëm 1 vit do të kthehet 1/3 e investimit, ndërsa në një afat prej 10 vitesh, sipas këtij sistemi, në buxhet do të futen 100 milionë euro”- tha ekspertja e huaj, Angja Konsho.

“Përmirësimi i sistemit me sistem të ri integrues për tatime, kontribute dhe të dhëna tjera publike, do të mundësojë një benefit si tek  obliguesit tatimor, te të punësuarit në të ardhurat publike, te ministritë, te fondet dhe shfrytëzuesit e tjerë në sistemin e të dhënave publike”- theksoi Bllagica Mitrovska nga DAP.

Ky studim fizibiliteti ka kushtuar rreth 180 mijë euro. Është financuar nga IPA fondet, ndërsa, sipas Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe ekspertëve, pritet që të implementohet brenda dy viteve. (Naim Ramadani, TVM2)