Botë
Shqipëri, 2 të vdekur, 90 raste të reja me Covid 19
10.07.2020 12:01
Në 24 orët e fundit në Shqipëri në Shqipëri u regjistruan 2 viktima dhe 90 raste të reja me covid 19...
Në 24 orët e fundit në Shqipëri në Shqipëri u regjistruan 2 viktima dhe 90 raste të reja me covid 19, shifër e regjistruar kjo për herë të dytë në vend dhe më e larta ndonjëherë.
"Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.", tha Flutura Beqo, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
