Botë

SHBA, në një ditë mbi 65.000 të infektuar me COVID-19

10.07.2020 12:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 65.551 raste të reja...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 65.551 raste të reja të infektimit me koronavirus  që është rekord i ri i errët për 24 orë, sipas të dhënave të universitetit Xhon Hopkins.
 
Vendi, i cili është më i prekur në botë nga korona virusi, ka më shumë se tre milionë njerëz të infektuar dhe 133.195 raste të vdekjes. Rekordi paraprak ishte të martën, kur për një ditë u paraqitën më shumë se 60.200 raste. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll. Deri më tani më shumë se 11.8 milion raste i janë raportuar agjencisë së shëndetit në OKB, gjysma prej tyre në 6 javët e fundit.  Më shumë se 544,000 jetë janë humbur. Pandemia po përshpejtohet. Numri i përgjithshëm i rasteve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit”, tha Ghebreyesus.