Botë

Video Samiti i Parisit, Hoti e Vuçiq përballen në prani të Merkel e Macron

10.07.2020 10:16

Në orën 10 e 30 ka filluar Samiti i Parisit i organizuar nga presidenti francez...

Në orën 10 e 30 fillon Samiti i Parisit i organizuar nga presidenti francez, Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
 
Tema kryesore e video-takimit do të jetë dialogu Kosovë-Serbi dhe rinisja e negociatave në Bruksel. 
 
“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën virtuale, e cila do të mbahet në orën 10:30, të organizuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në këtë video-konferencë, Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, kurse pala serbe nga presidenti Aleksandër Vuçiq”, thuhet në njoftim.