Maqedoni

Mbrojte nga Covid 19, 160 të punësuar nga RTM në screening

10.07.2020 15:39

Pas pothuajse katër muajve të pandemisë, me kërkesë të SHGM-së...

Pas pothuajse katër muajve të pandemisë, me kërkesë të SHGM-së, këtë javë po testohen gazetarët të cilët gjenden në grupin e personave të rrezikuar nga COVID 19. Rreth 160 të punësuar në Radio Televizionin e Maqedonisë filluan skriningun. Duke pasur pas parasysh llojin e punës dhe rrezikun me të cilin përballen punonjësit mediatik, sigurisht që një skrining i tillë ka qenë i domosdoshëm. 
 
“5 muaj të plotë në të gjitha institucionet kam qenë me kameramanin tim kështu që mendoj se është dashur dhe duhet të testohemi definitivisht që të dimë se si qëndrojmë me këtë virus. Eventualisht nëse ndonjëri prej nesh do të rezultojë pozitiv atehërë do të duhet të izolohemi dhe të parandalojmë përhapjen e virusit korona.“, tha Sevdije Metaj Zyberi - autore e emisionit  “pro vita“.
 
"Kjo ndoshta duhej të bëhej më herët pasi që me të vërtet në mënyrë konstante së bashku me gazetarët jemi në terren, kemi kontakte me shumë njerëz. Sot jemi në 10 vende kemi kujdes aq sa mundemi por nuk e dimë se me kë takohemi.", tha Gjorgi Trpevski, kameraman.
 
"Është dashur të behet edhe shumë më herët sepse ne gazetarët, kameramanët kemi qenë në terren, por prap "më mirë vonë se kurrë". Shpresoj të jemi negative dhe jo pozitiv që të mos kemi infektuar ndonjë pa vetëdije.", tha Rejhane Metaj, gazetare TVM2.
 
"Është për t’u përshëndetur çështja e skriningut në RTVM, pasi që jemi persona që punojmë në teren dhe kemi kontakte me shumë njerëz të tjerë dhe mendoj se sado që të kontribohet në këtë çështje të mbrojtjes së shëndetit në institucionet publike është positive.", tha Gazmend Rexhepi, gazetar në TVM2.
 
"Nëpër vetura hapësira ëhstë e ngushtë ndërsa ne duhet të ruajmë distancë. Gjithmonë mbajmë maska. Skriningje të tilla janë të nevojshme pasi nuk e dimë se kush mund ta ketë virusin.", tha Tase Kunovski, shofer në RTM.
 
Skriningu do të bëjë detektimin e antitrupave në organizëm dhe kohën e infektimit, nëse është momentale apo i njejti  ka qenë prezent më herët. Skriningu realizohet me qëllim të vlersimit të situatës reale, se sa nga të punësuarit në redaksitë informative në RTM këta realisht kanë pasur kontakt me të infektuar, që të mund të krijohen parashikime dhe strategji.
 
"Ata të cilët do të detektohen me antitrupa IGM pozitv, do të duhet t’i nënshtohen edhe një testimi PCR ku duhet të shihet apo vërtetohet nëse janë të infektuar. Antitupat nuk nënkuptojë me automatizëm se personi është i infektuar. Ata vetëm japin përgjigjen imunitare, gjegjësisht kontaktit me virusin. Nga televizioni juaj 130 janë paraqitur ndërsa kanë ardhur 160, kjo nënkupton se nga të gjithë gazetarët në vend do të mblidhen më shumë se 1000 persona.", tha Aleksandar Petliçkovski, udhëheqës i Institutit për Imunobiologji dhe Gjenetik Humane.
 
Rekomandim konkret për skrining të ardhshëm nuk ka, ai  do të bëhet varësisht prej situatës ,eventualisht në vjeshtë kur duhet krijuar strategji për sezonin e ri theksuan nga Instituti për Imunobiologji dhe gjenetik humane. Realizimi i skriningut u bë i nevojëshm pas shtimit të numrit të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë të infektuar me COVID 19 dhe pas humbjes së jetës së dy punëorëve mediatikë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI