Miratohet marrëveshja për njohjen e patentave të shoferit me Serbinë

27.10.2014 17:13

Maqedonia dhe Serbia, në formë të ndërsjellë do të njohin patentat e shoferit......

Kuvendi i RM-së, ratifikoi marrëveshjen e arritur mes qeverive të të dyja vendeve përkatëse për njohjen reciproke të patentave të shoferit.  

“Palët e dakorduara, duke njohur patentat e shoferit të lëshuara nga organet e tyre kompetente në harmoni me rregullativat kombëtare, do të kënaqin nevojat e mbajtësve të patentave të shoferit, të cilët kanë qëndrim legal në territorin e shtetit”- deklaroi zëvendësministrja për Punë të Jashtme, Dragana Kiprijanovska.

“Mendoj se bëhet fjalë për çështje pozitive. Çështje nga të cilat do të kenë përfitime të drejtpërdrejta qytetarët e RM-së. Marrëveshje të tilla vendi ka nënshkruar me Spanjën, Slloveninë, Shqipërinë dhe me shumë vende të tjera”- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlatko Gjorçev.

Kuvendi gjithashtu miratoi edhe marrëveshjen për sigurim me Republikën e Italisë, e cila ndër të tjera parasheh përcaktimin e pensioneve sipas moshës, pensionin familjar dhe atë invalidor.

“Me marrëveshjen përcaktohet pensioni sipas moshës, ai familjar dhe invalidor, sigurimi shëndetësor i punëtorëve dhe shfrytëzuesve të pensionit, si dhe sigurimi i anëtarëve të familjes, e drejta për kompensim në të holla gjatë periudhës së papunësisë dhe e drejta për shtesa fëmijërore”- theksoi zëvendësministri për Punë të Jashtme, Dragana Kiprijanovska.

Nisma për marrëveshje të tilla janë ngritur edhe me Shqipërinë, Sllovakinë, Suedinë, Francën dhe Hungarinë. Ndërkaq, marrëveshje për sigurim social vendi ka nënshkruar me disa vende evropiane, si dhe me Kanadanë dhe Australinë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)