Botë

Numër rekord i të infektuarve të rinj në Kroaci, paralajmërohen masa të reja

10.07.2020 19:14

Në Kroaci, sot u regjistruan 116 të infektuar të rinj me Kovid-19...

Në Kroaci, sot u regjistruan 116 të infektuar të rinj me Kovid-19, që është rritja më e madhe ditore që nga fillimi i epidemisë dhe në të njëjtën kohë, për herë të parë numri i të diagnostikuarve të ri është treshifror.

Numri i rasteve aktive në vend është 1.038, kumtoi Shtabi i krizës. Pas takimit me Këshillin Shkencor dhe Shtabin e Mbrojtjes Civile të Qeverisë, ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh tha që tani shumë masa po merren në konsideratë, si dhe kushte shumë më të rrepta për hyrjen në vend.

Ai tha se gjithashtu konsiderohet e detyrueshme të mbahet maskë në dyqane të caktuara ose ambiente hotelieri, por që e gjithë kjo do të njoftohet në detaje për gjatë ditës./mia