Jolevski: SHBA mbështet, por nuk po imponon zgjidhje për emrin

27.10.2014 17:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëjnë presion për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, por nuk nxisin edhe zgjidhje........

Kështu ka vlerësuar ish-ambasadori i vendit në SHBA, Zoran Jolevski.  Ai, mes tjerash ka shtuar se qëndrimi i Maqedonisë dhe rajonit është që Evropa nuk do të bashkohet në tërësi derisa Ballkani Perëndimor nuk bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s.

“Deri më tani, SHBA-ja ka treguar publikisht se e ka mbështetur procesin nën mbështetje të KB-së dhe angazhohet që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme. Në këtë moment nuk shoh se ata janë të gatshëm për të hyrë në këtë proces dhe me disa qëndrime ose kërkesa të tyre të imponojnë zgjidhje të tillë. Ndjenja ime është se tani për tani pozitë e tillë nuk ekziston, megjithatë kuptohet presioni, sipas meje, kryhet njëlloj edhe me Maqedoninë dhe Greqinë”- deklaroi ish-ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Zoran Jolevski.

Lidhur me regjimin pa viza mes SHBA-së dhe Maqedonisë, Jolevski deklaroi se ambasada ka pasur një numër të madh takimesh, por për t'u marrë kjo është e nevojshme të plotësohen dy lloje të kushteve.

Fillimisht, numri i personave të refuzuar të cilët në Shkup kanë kërkuar vizë për në SHBA dhe numri i personave që pasi kanë shkuar në SHBA kanë qëndruar më shumë nga koha e lejuar.

Ish-ambasadori, Jolevski ka dhënë sot para deputetëve në Komisionin për Politikë të Jashtme raport për punën e tij gjatë mandatit të ambasadorit nga viti 2007 deri në vitin 2014. (Mefail Ismaili, TVM2)