BE-ja kundërshton dënimin me vdekje në SHBA
Shërbimi diplomatik i BE-së reagoi në paralajmërimin të vazhdohet me ekzekutime federale në SHBA...

Vendimi i Ministrisë amerikane të Drejtësisë që sërish të kthehet në praktikë dënimi me vdekje në nivel federal pas shtatëmbëdhjetë viteve është kundër vlerave të Bashkimit Evropian, reagoi shërbimi diplomatik.
“Ky vendim është në kundërshtim me trendin e përgjithshëm në SHBA dhe në botë të hiqet dënimi me vdekje, në ligj apo në praktikë. Bashkimi Evropian fuqimisht kundërshton në dënimin me vdekje kurdo qoftë dhe në çfarëdo qoftë kushtesh. Ky është një dënim mizor, jonjerëzor dhe degradues, jokompatibile me të drejtën e pakthyeshme të jetës, ai nuk parandalon sjellje kriminale dhe është i pakthyeshëm”, qëndron në reagimin e BE-së që të kthehen ekzekutimet federale më 13 korrik të këtij viti./mia
