Botë

Micotakis: Greqia më kategorikisht e dënon vendimin e Turqisë ta shndërrojë Shën Sofjen në xhami

11.07.2020 14:25

Greqia në mënyrë më kategorike e dënon vendimin e Turqisë ta shndërrojë Shën Sofjen në xhami...

Greqia në mënyrë më kategorike e dënon vendimin e Turqisë ta shndërrojë Shën Sofjen në xhami, deklaroi kryeministri grek Kirjakos  Micotakis, ndërsa me reagime dolën edhe  presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropulu, por edhe partitë tjera opozitare në vend, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis, përveç që shpreh dënim  nga ana greke, thotë se ky vendim  ndikon në marrëdhëniet e Turqisë jo vetëm me Greqisë, por edhe me BE-në, me UNESKO-n dhe me bashkësinë botërore në tërësi.

Presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropulu thotë se Shën Sofja  është  monument me karakter ekumenik, i cili “i përket njerëzimit dhe trashëgimisë kulturore botërore” dhe është simbol i ortodoksisë dhe gjithë botës krishtere”.

Ish kryeministri grek, ndërsa tani lider i SYRIZËS opozitare, Aleksis Cipras, mes tjerash, porosit se Qeveria  ka për detyrë ta ngritë çështjen konkrete në nivel ndërkombëtar./mia