Botë

Kosovë, 205 të infektuar e tre të vdekur nga Kovid-19

11.07.2020 15:54

Derisa deputetët po ziheshin në Kuvend, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Derisa deputetët po ziheshin në Kuvend, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se nga 388 testimet e kryera brenda 24 orëve, pozitiv me Kovid-19 kanë rezultuar 205 raste.

Po ashtu u bë e ditur se edhe 3 persona kanë vdekur si pasojë e virusit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë ka shkuar në 97.

Po ashtu të premten, 61 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2 mijë e 156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 259.

Numri total i rasteve pozitive është 4 mijë e 512 raste. Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar marrjen e masave të rrepta kundër përhapjes së virusit Korona.