Botë

Kovid-19, në nivel botëror 12 milion e 639 mijë të infektuar

11.07.2020 16:17

Virusi Korona po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën...

Në mbarë botën zyrtarisht janë regjistruar 12 milion e 639 mijë e 583 njerëz të infektuar me Covid-19.

Po ashtu në nivel botëror kanë humbur jetën 563 mijë e 137 persona, ndërsa janë shëruar mbi 7 milion e 377 pacientë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve, kur numri i përgjithshëm i të infektuarve është mbi 3 milion 291 mijë persona, 136 mijë e 671 të vdekur dhe 1 milion e 460 mijë të shëruar.

Brazili radhitet në vendin e dytë, me 1 milion e 804 mijë të infektuar, 70 mijë e 524 të vdekur dhe 1 milion e 213 mijë të shëruar.