Angazhim për veprimtaritë inovative
Qëllimi është informimi rreth programeve të Bashkimit Evropian, si dhe shfrytëzimin e mjeteve nga programi “Erasmus Plus” dhe “Horizont 20 20”......

Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Mistrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencinë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, e filluan serinë e prezantimeve me temë “Programet e Unionit” dhe “Bursat Gabriella Konevska Trajkovska”, qëllimi i së cilës është informimi rreth programeve të Bashkimit Evropian, si dhe shfrytëzimin e mjeteve nga programi “Erasmus Plus” dhe “Horizont 20 20”.
“Sot, ne këtu prezantuam dy programe edhe në fushën e arsimit dhe inovacioneve, “Horizont 20 20” dhe “Erasmus Plus”. E para mundëson ide inovative, kreative, ku marrin pjesë sektori privat dhe institucionet dhe e dyta mundëson mundësi të reja për studentët në BE”- deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë, Fatmir Besimi.
“MASH, është në dispozicion për të gjithë të interesuarit, tanimë kemi formuar edhe njësinë implementuese në kuadër të ministrisë, e cila do të ndjek implementimin, por edhe do të ofrojë ndihmë konkrete për të gjithë ata që do të aplikojnë me projekte të caktuara”- tha ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
“Këtë vit është vërejtur interesim i madh i të rinjve për programin “Erasmus Plus” dhe deri më tani, sipas të dhënave që i posedojmë, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” ka dërguar 50 studentë për vazhdimin e studimeve në vendet e BE-së”- tha drejtori i Agjencisë Nacionale për Mobilitet, Darko Dimitrov.
“Ky program 7 vjeçar posedon buxhet prej 14.7 miliardë euro, që nënkupton rritje të buxhetit për 40 % në krahasim me vitet e kaluara, me çka konfirmohet angazhimi i BE-së për investim në arsim dhe hulumtime shkencore”- u shpreh rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Velimir Stojkoski.
Mundësia për shfrytëzimin e mjeteve nga këto programe do të prezantohet edhe në universitetet tjera në vend. (Flutura Latifi, TVM2)
