Botë

Bosnjë- Hercegovina: 25 vjetori i masakrës së Srebrenicës

11.07.2020 18:21

Bosnjë- Hercegovina shënon 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës...

Bosnjë- Hercegovina shënon 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, që është masakra më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. 
 
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.
 
Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.
 
Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.
 
Kësaj rradhe u vorrosën mbetjet mortore të nëntë viktimave nga gjenocidi i Srebrenicës.
 
Masakrën e ka përkujtuar edhe presidenti I Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, I cili ka theksuar se  Srebrenica është kujtim I virusit të rrezikshëm të mosdurimit ndaj të ndryshimve.