ISIS i pret kokën Rehanës, luftëtares kurde që u bë simboli i rezistencës në Kobane
Luftëtarja kurde, e cila u bë vajza e posterëve si simbol i luftës dhe rezistencës kurde ndaj ISIS-it, mendohet se është kapur nga militantët e Shtetit Islamik.......

Nga raportimet e bëra nga mediat e huaja mësohet se luftëtares kurde i është prerë koka.
Gruaja, e cila njihej me pseudonimin “Rehana”, u bë simboli i shpresës në luftën që u zhvillua në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Një gazetar e fotografoi atë duke bërë shenjën “V” në qytet, ku Rehana tha se e vetme kishte vrarë 100 ushtarë të ISIS-it. Por, luftëtarja kurde mendohet se është vrarë pas disa fotove që kanë nisur të qarkullojnë në “Twiter”, të cilat tregojnë një luftëtarë të ISIS-it që mban në dorë kokën e saj.
Përveç shumë burrave kurdë, në luftën kundër ISIS-it u bashkuan edhe shumë gra, një fenomen i pazakontë në botën myslimane, ku pjesëmarrja e grave në luftë shihet si e padenjë.
Në prill luftëtaret kurde formuan njësinë e tyre ushtarake, në të cilën bëjnë pjesë më shumë se 10.000 femra.
