Shqipëri, 4 viktima 83 raste të reja

12.07.2020 13:49

Edhe në Shqipri ka vazhduar rritja e numrit të personave të infektuar....

4 persona kanë humbur jetën dhe  83 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri . Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar.

 “Dy prej viktimave janë 57 vjeçare, një nga Shkodra dhe një nga Dibra, një pacient 75 vjeç nga Durrësi dhe një tjetër 81 vjeçe nga Tirana. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë” – tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri.