“Covid 19”, në nivel botëror 12 milion e 639 mijë të infektuar

12.07.2020 14:10

Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën....

Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën. Në mbarë botën zyrtarisht janë regjisttruar 12 milion e 639 mijë e 583 njerëz të infektuar me Covid-19.

Poashtu në nivel botëror kanë humbur jetën 563 mijë e 137 persona ndërsa janë shëruar mbi  7 milion e 377  pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm i të infektuarve është  mbi 3 milion 291 mijë persona 136 mijë e 671 të vdekur dhe 1 milion e 460 mijë të shëruar.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 1 milion e 804 mijë të infektuar,  70 mijë e 524 të vdekur dhe 1 milion e 213 mijë të shëruar.