Johannesburg, pengmarrje në një kishë, 5 të vdekur

12.07.2020 14:44

5 persona janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë arrestuar...

5 persona janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë arrestuar gjatë një masakre të radhës kundër kishave në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

Një kasaphanë e vërtetë është shkaktuar në Kishën Ndërkombëtare të Shenjtërisë, dhe forca të mëdha policore shkuan menjëherë në vendngjarje.

Besohet se vrasjet u kryen nga 30 persona të armatosur në mes të Kishës në orën 3 të mëngjesit me orën lokale dhe sipas raportimeve thuhet se 200 persona u mbajtën peng.

Gjatë dyluftimeve me armë mbeti i vrarë edhe një oficer policie, u tha në deklaratën për shtyp të autoriteteve vendase. 6 persona të tjerë mbetën të plagosur nga ngjarja makabre.