Jacobson: Liderët e Kosovës t’i formojnë institucionet
27.10.2014 17:39
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, i ka ftuar liderët e partive politike që t’u japin fund dallimeve politike dhe t’i formojnë institucionet e reja të Kosovës........

“I ftoj liderët politik të Kosovës, që t’i lënë anash dallimet e tyre politike dhe t’i formojnë institucionet sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që të lëvizet përpara me çështjet që Kosova i ka para vetës”- tha ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson.
Këto komente ajo i bëri gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e fillimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.
