Greqi, deri më 29 korrik hyrje vetëm me test negativ
Nga e mërkura deri më 29 korrik hyrja në Greqi....

Nga e mërkura deri më 29 korrik hyrja në Greqi sipas vendimit të përbashkët ministror të publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë do të lejohet përmes vendalimit kufitar Promahonas, vetëm me vërtetim në gjuhën angleze për test negativ të Kovid-19, të bërë 72 orë para udhëtimit në laboratorët shtetëror ose ato private, të certifikuar nga shërbimi shtetëror i vendit, me rezultat negative.
Në vërtetimin në gjuhën angleze, duhet të përfshihen emri dhe mbiemri dhe numri i pasaportës ose letërnjoftimit.
Përveç testit negativ prej të mërkurës, për hyrje përmes Promahonas si dhe për udhëtimet me aeroplan, turistët duhet ta plotësojnë edhe formularin special PLF (Passenger Locator Form), përmes faqes së internetit “travel.gov.gr”, më së voni një ditë para udhëtimit, e jo në periudhën prej 48 orëve siç ishte më parë.
