Zgjedhjet Parlamentare 2020, 0800-54321, linja falas e Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit në ditën e zgjedhjeve më 15 prill...

Avokati i Popullit në ditën e zgjedhjeve më 15 prill, do të vërë në dispozicion të qytetarëve linjën telefonike falas 0800-54321, që do të funksionojë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 21, kur edhe përmbyllet Procesi i votimit.
Në këtë linjë, qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje eventuale të së drejtës së votës. Përveç linjës kryesore, falas do të jenë në dispozicion edhe linjat e veçanta: në Tetovë: 044 344-082, në Kumanovë: 031 431-488, në Kërçovë: 045 228-586, në Manastir: 047 242-310,në Strumicë: 034 329-996 dhe në Shtip: 032 389-701.
Në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip në ditën e zgjedhjeve do të jenë të hapura të 7 zyrat e Avokatit të Popullit , për t'i ndihmuar qytetarët në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit.
"Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve, duke marrë masa urgjente për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera, që janë të detyruara të ofrojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara. E drejta e votës garantohet me Kushtetutë si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë .Askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për ushtrimin e kësaj të drejte, kjo është arsyeja pse shkelja aksidentale e lirisë së zgjedhjes së votuesve si dhe shkelje të tjera të së drejtës së votës, janë vepra të dënueshme ".
Avokati i Popullit gjithashtu u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara në procesin zgjedhor që të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit. (Adnan Hajdari, TVM2)
