Musliu në krye të KN-së të shqiptarëve të Luginës

27.10.2014 17:36

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e të Medvegjes kanë zgjedhur dje Këshillin Nacional, në krye të të cilit do të jetë Jonuz Musliu...........

Siç raportohet nga Lugina e Preshevës, ai ka dalë fitues në dy koalicione zgjedhore, që përfshinin pesë parti politike, nga gjashtë. Atij ia dhanë votën 61 për qind e votuesve. Aktualisht është kryetar i Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Lista e deputetit të popullit në Kuvendin e Serbisë nga Presheva, e Riza Halimit, lider i Partisë për Veprim Demokratik dhe e kandidatit të saj, Galip Beqirit, kryetarit aktual të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, sipas të dhënave preliminare, ka marrë rreth 37 për qind të votave. Musliu, sipas rezultateve momentale, nga 15 anëtarë do të ketë 9, kurse Riza Halimi 5.