Masat ndaj “Covid 19” në Kosovë, ndërpriten ritet fetare, ndalohen grumbullimet

12.07.2020 17:59

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti....

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, thotë se qeveria, ka përgatitur dy skenare për të vijuar luftën e me Covid-19. Skenari i parë është shtimi i masave kundër Covid-19 dhe zbatimi i tyre me rigorozitet skenari i dytë është që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Deri në një moment të dytë, do të mbyllen ritet fetare në Kosovë dhe grumbullimet e tjera të njerëzve.

“Po ndërtojmë një strategji mediale. Sapo kemi krye mbledhjen e këshillit të sigurisë. Ka një pajtueshmëri që të ecim me skenarin e parë me masa shtese dhe me rigorozitet të plotë. Duke mos e përjashtuar fillimin e procedurave të gjendjes së jashtëzakonshme. Do të shkojmë përpara, një listë të gjatë të masave shtesë të propozuar. 9.2 milion euro masë për blere të nevojshme. Policia është angazhuar për planin për bashkëpunim. Do të vejmë shtretër shtesë nëse do të ketë nevoja. Jemi dakorduar që të aktivizojmë qendrën e situatave për këshillin e  sigurisë. Masat shtesë do të jenë më shumë rigorozitet. Do të ndalohen ritet fetare, dhe grumbullimet e tjera. Kërkoj mirëkuptimin e besimtarëve deri në një moment të dytë” – ka thënë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.