Arrihet pajtimi për agjendën e 16 korrikut, Lajçak: Procesi është rikthyer në binarë

12.07.2020 20:07

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi...

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se është gjetur kompromisi mes Aleksander Vuçiçin dhe Avdullah Hotin që bisedimet të vazhdojnë edhe të enjten.Sipas Lajçak, dialogu tashmë, është sërish në shina pas një pauze gati 2-vjeçare.

“Sapo konkluduam në takimin virtual me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti dhe jam i lumtur të shoh se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm, dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë po lëviz pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm jemi pajtuar për elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet në 16 korrik. Dua të falënderoj partnerët tanë për angazhimin konstruktiv të treguar” – tha Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi duhet të ishte zhvilluar në kryeqytetin belg praninë fizike të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, por kjo është shtyrë për në datën 16 korrik. Shtyrjen thuhet ta ketë kërkuar ekzekutivi kosovar. (Ersan Pajaziti, TVM2)