Mjetet IPARD, të pakapshme për bujqit dhe zejtarët
Mjetet ndërkombëtare të komponentës IPARD vazhdojnë të jenë të pakapshme për bujqit dhe zejtarët e Maqedonisë.......

Sipas tyre, kjo veprimtari e vogël assesi nuk mund të ketë qasje, sepse paraprakisht financimi i projektit, sigurimi i mjeteve në xhiro-llogarinë e tyre paraqet problem kryesor, duke pasur parasysh se artizanatet operojnë me mjete të vogla dhe me një ose dy të punësuar.
Nga ana tjetër, procedura e aplikimit për tërheqjen e mjeteve të komponentës IPARD është strikte, projekti fillimisht financohet me mjete vetjake dhe më pas 50 % e mjeteve kthehen nga kjo komponente.
“Në mesin e procedurave hasim vështirësi në sigurimin e tre ofertave për investime, që kapin vlerën e më shumë se dhjetë mijë euro. Ne jemi vazhdimisht në terren duke i sqaruar bujqve se këto rregulla nuk mund të anashkalohen dhe se ofertat duhen të kenë një lidhshmëri ndërmjet vetvetes, prandaj vazhdimisht i këshillojmë bujqit, por dhe kompanitë, që të kenë kujdes prej kujt i marrin ofertat”- deklaroi zanatçiu, Viktor Mladenovski.
Mjetet financiare të komponentes IPARD vazhdojnë të jenë të pakapshme për bujqit dhe zejtarët e vendit. Një ndër shkaqet kryesore janë mungesa e mjeteve për të mbuluar financiarisht projektin edhe pse 50 % e mjeteve më pas kthehen nga kjo komponente.
“Programi është interesant, por duhet të ketë ndryshime në qarkullimin e mjeteve, sepse ne si zejtarë kemi mikro-firma me një ose dy të punësuar dhe disponojmë një buxhet të kufizuar. Paraprakisht duhet të investohet, problem është që ato para duhet të kalojnë në xhiro-llogari, ashtu që ngelet TVSH-ja ndaj tyre, e që nuk i kanë, kështu që këto janë dy probleme për të cilat duhet të na ndihmohet”- tha zanatçiu nga Shkupi, Dimçe Petrushevski.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë thonë se rregullat janë strikte dhe se personat fizik ose firmat e mesme dhe të vogla duhet vetë fillimisht ta financojnë projektin. (Gyltene Sinani, TVM2)
